Shpërthimi i Lilës për lojtarët që ikin nga Shqipëria: Nuk i duam gjakprishurit, kurrë mos të vijnë

Andi Lila ka shpërthyer në një moment te emisioni “Pressing” ndërsa si temë diskutimi ishin lojtarët shqiptarë që zgjedhin një tjetër Kombëtare. Kështu, lojtari i Tiranës është shprehur se nuk i dëshiron këta futbollistë që nuk janë të vendosur për të përfaqësuar kombin e tyre.

Madje duke vazhduar më tutje dhe duke thënë se janë gjakprishur, pasi nuk e ndiejnë fanellën e tyre dhe të atdheut. “Po kurrë mos ardhtë ai futbollist. Një lojtar shqiptar që do të iki të Greqia, po udha e mbarë të jetë për të. Po nuk e ndieve fanellën dhe nëse je gjakprishur, të largohet sa më parë”, ka thënë Lilën. /Sport Ekspres/