“Shpërthimi” i Drogba: Kisha humbur besimin, biseda me Murinjon më ndryshoi karrierën!

0

Didier Drogba i dha fund karrierës në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij, ndërsa kulmin e arriti te Çelsi. Potencë, fizik i frikshëm dhe makineri golash. Në vitin 2012 fitoi Champions-in me Çelsin, ndërsa sekreti i shpërthimit të tij ishte Zhoze Murinjo.

Ish-bomberi ka folur për “The Sun”, duke treguar momentin më të vështirë në karrierë. Ishte vitit 2004, kur ai la Marsejën për të kaluar te Çelsi i Murinjos. Viti i parë ishte për t’u harruar: mungesë besimi në vetvete dhe dëshirë për t’u larguar. Më pas një bisedë më portugezin dhe… historia dihet se si shkoi.

Hera e vetme që kam dyshuar për veten ishte kur u transferova nga Marseja te Çelsi. Dy vite e gjysmë më parë luaja në kategorinë e dytë franceze dhe pastaj, brom, papritmas ndodhesh në një klub që u bë një nga më të mëdhenjtë në botë. Një vend i ri, një kulturë e re. Kisha dilema dhe pyesja veten nëse mund t’ia dilja. Më dukej sikur gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe kisha frikë se mos dështoja. Pas vitit tim të parë të vështirë me Çelsin, fola me Murinjon dhe i thashë: ‘Nuk jam i lumtur këtu. Ndoshta, Çelsi nuk bën për mua, dua të largohem.’ Ai më kërkoi të qëndroja dhe më premtoi se do të më ndihmonte. Në Francë isha i qetë, ndërsa në Angli përpiqesha të ndihesha mirë.”

Një ditë dëgjova Murinjon të thoshte diçka vërtetë interesante. Ai më tha: ‘Nëse do të jesh mbreti i vetëm, kthehu te skuadra ku ishe dhe shëno 100 gola. Te Çelsi ka 22 mbretër, kështu që duhet të pranosh të punojmë së bashku. Përndryshe, largohu.’ Në atë moment e kuptova që Çelsi po më jepte mundësinë për të shkuar përtej asaj që kisha bërë deri në atë moment. Në atë moment kuptova se kisha nevojë për t’u përmirësuar dhe falë Murinjos u bëra futbollisti që jam. Kam patur një raport të veçantë me të dhe Zhoze më rriti vetëbesimin tim, sidomos kur më thoshte: ‘Dua të shkoj në luftë me ty.’”, përfundon Didier Drogba.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.