“Shpërthen” Tuhel: Nuk vazhdohet kështu, do humbasim sërish! Do flas me presidentin

Kampionati francez dhuroi mbrëmë sfidën më të fortë për momentin. Vendi i parë nuk ka histori, PSG është shkëputur ndjeshëm dhe po dominon kampionatin, ndërsa Lila është zbulimi i këtij sezoni.

Vendi i dytë në kampionat, rikthimi në Champions fitore 5-1 përballë kampionëve në fuqi. Tomas Tuhel është ndjerë shumë keq në fund të ndeshjes, që i pati të gjitha episodet kundër.

Dy gola të anuluar, kartoni i kuq për Bernat në pjesën e parë dhe dëmtimet e Tiago Silvës dhe Munier. Kjo ishte humbja më e thellë e PSG-së për këtë sezon dhe trajneri gjerman nuk kursen askënd në prononcimin e dhënë për “Canal +” dhe bën me gisht nga kontingjenti i cunguar i ekipit.

Mbape tha se na mungon personaliteti, por është shumë e thjeshtë ta thuash atë gjë. E kontrolluam ndeshjen, e nisëm mirë dhe na u anuluan dy gola. Edhe golin e Lilës e shënuam ne. Me dhjetë lojtarë ishte e vështirë. Shumë lojtarë nuk ishin gati për ndeshje, pasi ishin të sëmurë. Është e pamundur të luash me vetëm 16 futbollistë në dispozicion.

Po tregojmë mangësi në çdo ndeshje, por kundër Lilës treguam mentalitetin tonë, ndryshe nga sa mendojnë njerëzit. Na duhej më shumë kualitet për të fituar këtë ndeshje, por më duhet t’i mbroj lojtarët e mi. Me dhjetë vetë komplikohet gjithçka. Tani do të luajmë me Nantesin, por nuk besoj se do të fitojmë. Mund të përfundojmë me 13 lojtarë për atë ndeshje.

Po e ndjejmë shumë mungesën e Lasana Diarra dhe Adrien Rabiot. Kjo dallohet qartë nga të gjithë. Do ja them presidentit një gjë të tillë. Më parë nuk fliste askush, pasi po fitonim, tani të gjithë duhet të mendojmë se ku kemi gabuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *