Shpërthen Toni Kros: Askush nuk mund të vërë në diskutim lojën time!

0

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros ka folur për spanjollen “Marca”, ku i është përgjigjur shumë kritikave që ka marrë kohët e fundit. Shumë nuk e pëlqejnë stilin e lojës së mesfushorit gjerman, duke e quajtur të ngadaltë dhe që i mungon goli. Vetë Kros, ka dalë kundër këtyre kritikave, duke thënë:

“Askush nuk mundet të vërë në diskutim stilin tim të lojës. Ndihem mirë dhe kur shikoj sezonin aktual të Realit të Madridit, mund të thuhet që nuk kemi qenë në nivelin ku pritej, por kemi pasur dhe momente shumë pozitive. Besoj se pas tri sezonesh në majën e futbollit, na duhej kjo “goditje”, por tani le të vazhdojmë përpara dhe të përmirësohemi”, përfundoi Kros.

Këtë sezon për Realin, Kros ka luajtur 21 ndeshje si titullar në La Liga, por goli i ka munguar. Kjo gjë acaron jo pak tifozët e Realit, që presin më shumë nga futbollisti gjerman.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.