Shpërthen Tefik Osmani: Ish-trajnerë si “hajdutë me çizme” dhe gazetarë që merrni rroga te lojtarët

Tirana nuk është në momentin e saj më të mirë në kampionat dhe humbja e fundit ndaj Bylisit, e shton edhe më shumë presionin te bardheblutë. Mbi cakun normal ishte edhe më herët, pasi lojtarëve po u kërkohet me patjetër dalja kampion për 100 vjetorin, por sidomos në këtë kampionat, asgjë nuk mund të parashikohet.

Kritika të mëdha ka pasur më në veçanti për mbrojtjen e Tiranës. Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe Tefik Osmani, që nëpërmjet një foto në “Instagram”, publikon dhe raporton një anë tjetër të medias sportive dhe duke i kërkuar falje tifozëve.

“Unë si fillim kërkoj falje çdo tifozi që e ndjen Tiranën me shpirt, për këto rezultate(ndjesë). Meqë kërkojnë ta dinë se ku jam unë? Unë jam duke u ndjekur juve çdo javë që ca shkruani dhe se çfarë thoni.
Po ju ku jeni? Keni vite që po e shkatërroni këtë klub dhe arritët deri aty aq sa e rrëzuat nga Superiorja. Si ju gazetarë që po bëni menaxherin që çdo lojtarë që ka ardhur në klub i keni marrë 1 apo 2 rroga. Si ju ish-trajnera që jeni hajdutë me çizme qe keni marrë nga klubi edhe pianot dhe i keni çuar në shtëpi. Por mos u mërzisni se do vijë dita që do t’ua them të gjitha në sy”, shkruan Osmani. /Sport Ekspres/