Shperthen Tarashaj: De Biazi s’eshte me shume shqiptar se une!

0

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Shani Tarashaj, 20-vjeçari që ka bërë skuadrat më të njohura evropiane të ‘çmenden’ pas tij ka treguar prapaskenat e bisedimit të tij me De Biazin si dhe ka reaguar ndaj fjalëve të italianit. “Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biazi, kam qenë shumë i angazhuar në klub pasi më është dhënë rasti për të luajtur titull dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub për ta mbajtur formën. Gjithashtu kanë qenë disa procedura të ushtrisë që jam duke e kryer dhe kamë qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë dhe nuk është e vërtetë që unë i kam kthyer përgjigje negative De Biazit”.

“Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian De Biasi”, rrëfehet Tarashaj për Telegrafin.

“De Biazi nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndaloj askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuaj një italian”, vazhdon tutje Tarashaj.

“Duhet të skuqet ai për ato fjalë të pavërteta që ka thënë, duhet t’i vije turp nga vetja e tij me ja thyer zemrën një djali të ri shqiptar”, tregon Tarashaj me lot në sy.

Unë aktualisht luaj për Zvicrën U21, vend që i jam mirënjohës për tërë jetën për mundësinë që më ka dhënë të shkollohem, edukohem dhe të bëhem futbollist profesionist. Megjithatë së shpejti koha do të tregojë se për kë do të luaj, Kosovën, Zvicrën apo Shqipërinë”, përfundoi Tarashaj për Telegrafin.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here