Shpërthen SuperMario, Nica e dyta

0

Java e 32-të e Ligë 1 franceze ka nisur sot, me sfidën mes Lilës e Nicës, fituar nga Nica 2-1. Skuadra bregdetare dhuroi spektakël, duke treguar se jo më kot ka qëndruar pranë të mëdhenjve në krye këtë sezon.

Ishte mbrëmja e Mario Balotelit, i cili më në fund tregoi klas edhe jashtë fushe. Lila shënoi e para, pas 14 minutash lojë, por vetëm 3 minuta më vonë sulmuesi italian shënoi një supergol.


Në fundin e pjesës së parë sërish Baloteli mbylli me sukses një aksion spektakolar të Nivcës, që në pjesën e dytë kontrolloi mirë ndeshjen, duke marrë 3 pikë të çmuara, që e mbajnë ende në garë për kreun, edhe pse shanset për titull janë tepër të vogla, duke parë nivelin e Monakos dhe PSG-së.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image