Shpërthen Spaleti, gati divorci me Romën!

0

“Nëse do të kthehesha mbrapa, s’do të vija kurrë të stërvitja Romën”. Në fund, Luçiano Spaleti humbet toruan për çështjen “Toti”, që nuk është aktivizuar edhe pse po fitohej 3-1 në “San Siro”, duke hedhur në fushë Peresin: “Kur e hedh në fushë 5 minuta thoni që tallem me të… Vendoseni. Eshtë diskutimi që kam bërë që kur erdha: mos më jepni në menaxhim historinë e Totit, por të futbollistit. Në Palermo nuk e aktivizova sepse ishte me dhimbje shpine dhe i telefonoi Kivusë, Bergomit…: ka diçka që nuk shkon”. Spaleti nuk kursen kritikat as edhe ndaj klubit: “Të jetë dakord edhe klubi im, që është aty dhe sheh”, thumbon.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here