Shpërthen Roterdami, më në fund Fejenordi kampion

0

17 vite pritje: më në fund Fejenordi është shpallur kampion i Holandës.

Falë fitores 3-1 sot ndaj Heraklesit, skuadra nga Roterdami ka triumfuar për të 15-tën herë në histori.

Titulli mungonte prej vitit 1999 dhe ishte kthyer në makth, aq sa javën e shkuar humbja në derbi ndaj Ekselsiorit ngjalli panik dhe tifozët ultras dogjën Roterdamin dhe u përleshën me policinë.

Sot Fejenordi nuk bëri më gabime dhe ndeshjen e zgjidhi veterani Dirk Kujt me 3 gola, një hero i vërtetë për Fejenordin dhe futbollin holandez.

Ndërkaq, Ajaksi doli i dyti dhe sot fitoi 3-1 në fushën e Vilemit dhe vendosi rekord, duke luajtur me një ekip me moshë mesatare pak më shumë se 20 vjeç.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here