Shpërthen Roberto: Barcelona flet në fushë, Reali të bëjë çfarë të dojë!

Barcelona triumfoi një natë më parë ndaj Atletikos dhe është me një dorë te titulli kampion tashmë. Diferenca me Atletikon është plot 11 pikë ndërsa me Realin e Madridit është 13 pikë.

Pikërisht, lidhur me këtë të fundit, ka folur mbrojtësi Serxhi Roberto, i cili ka reaguar ndaj “Los Blancos”, duke thënë se ata vetëm flasin, ndërkohë që në fushë ndodh gjithmonë tjetër gjë.

“Ata vetëm flasin dhe në fakt të thonë çfarë të duan. Ne jemi 13 pikë përpara dhe vetëm te kjo gjë përqendrohemi. Barcelona flet në fushë!”

Katalanasit gjithashtu janë edhe në garë për të fituar “Copa del Rey”, ndërsa në Champions janë në çerekfinale, ku do të përballen me Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *