Përralla “Rashica”, De Biazi e mer në mars?

0

https://www.youtube.com/watch?v=U4xMdswLYmA

Ndoshta Xhani de Biazi kishte pare serish… drejte. Milot Rashica nuk mundi te provohej me kuqezinjte e italianit, pasi kishte impenjime me U-21 dhe trajneri Jupi kishte nevoje per te, por ne miqesoret e marsit, nese do te jene dy (me Turqine thuajse eshte konfirmuar), pritet qe ne drejtim te djaloshit nga Vushtria te vije nje thirrje. Ai ka shpërthyer me Viteshen duke shënuar mbrëmjen e djeshme dopietë dhe duke dhënë një asist në fitoren e thellë 5-1 ndaj Tventes. Ka qenë një mbrëmje për t’u vendosur në kornizë nga ana e futbollistit nga Vushtria, që gjithmonë e më shumë, ede pse në një moshë tepër të re, vetëm 20-vjeç, po bëhet lider i skuadrës verdhezi dhe në fund të sezonit mund të ketë shumë konkurrentë për të në merkato. Sakaq, lojtari i U-21, shënoi në të 18-n dhe në 58-n, por dha edhe asistin e golit të Kazaishvilit. Rashica ishte i pafat që goditi edhe shtyllën nga kornia. Me këtë sukses, Viteshe është në vendin e gjashtë në kampionatin holandez, qe eshte mbyllur per kete vit per skuadren e kosovarit, per te rinisur serish vitin tjeter, ne gjysmen e janarit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here