Shpërthen Nejmar: Turp!

“Kjo është e turpshme!”, ka shpërthyer Nejmar, në lidhje me penalltinë që ka eliminuar PSG-n~ nga Champions League dhe ia mbyll sezonin me dështim për të tretin vit rresht.

“Lejojnë 4 persona që nuk marrin vesh nga futbolli që të shohim gjuajtjen – me pamje të ngadalësuar – kjo është e paimagjinueshme. Si mund ta shohë topin dhe ta heqë dorën mbrojtësi, kur është më shpinë?” , turfullon Nejmar, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna, sepse është i dëmtuar.

Në minutat e fundit të ndeshjes Nejmar zbriti pranë fushës për të ndjekur sulmet finale të PSG-së, që ka dështuar sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *