Shpërthen Maradona: Pse nuk më llogarisin për stolin e Argjentinës?

0

Diego Maradona, presidenti i ekipit bjellorus të Dinamos së Brestit, është i mërzitur me gazetarët sportiv në Argjentinë. Drejtuesit e kombëtares po kërkojnë të zgjedhin pasardhësin e Sampaolit, por nuk duan të nxitohen në zgjedhjen e bërë.

Legjenda argjentinase, i cili ka drejtuar Argjentinën në vitet 2008-2010, duke marrë pjesë dhe në Botërorin e Afrikës së Jugut, ka dëgjuar shumë emra që qarkullojnë për postin e trajnerit të Argjentinës. Ai ndihet i fyer, pasi gazetarët latinë nuk kanë përmendur emrin e tij, si një alternativë për stolin e kombëtares.

“Më shqetëson fakti që disa gazetarë nuk më përfshijnë mes kandidatëve të mundshëm për ekipin kombëtar. Po dëgjoja një gazetar, i cili nuk më përmendi fare mes emrave kandidat. Më vjen keq që edhe disa gazeta në vendin tim nuk më marrin në konsideratë, ndërkohë që diskutojnë për të tjerë ish-trajnerë të kombëtares. Por, kjo është gazetaria sportive që kemi në Argjentinë. Gjithsesi, unë kam një kontratë 3-vjeçare me Dinamon e Brestit, të cilëve u kam dhënë fjalën time, edhe pse do të jepja jetën për ekipin kombëtar.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.