Shpërthen Frashëri: Miza e pijanecë, “ua çaj ballin” të gjithëve!

0

Kukësi, edhe pse fitoi me Skënderbeun ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, nuk e ka siguruar kualifikimin. Goli i pësuar ua ka prishur disi planet, por janë edhe 90 minuta të tjera për t’u zhvilluar. Këtë herë luhet në Korçë dhe skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi do t’i mjaftonte edhe një fitore minimale 1-0.

Goli i shënuar nga Dejvi Bregu erdhi pas një gabimi të lojtarëve të Kukësit. Ethemi ktheu një top te Teqja, i cili i hapi rrugë dhe nuk e kontrolloi dot. Frashëri u mundua të korrigjonte gabimin e shokëve dhe la portën. Topi i gjuajtur prej portierit u përplas te Bregu, i cili me portën e boshatisur shënoi.


Një gabim kompleks te goli, ndërkohë që portieri Frashëri nuk është ndjerë mirë dhe përmes një postimi në “Instagram” ka reaguar. Madje korçari ka qenë i ashpër: “Të jesh profesionist do të thotë të marrësh përgjegjësi, edhe për gabimet e dikujt tjetër të mbash në shpatulla zhgënjimin dhe mërzitjen e të gjithëve. Edhe pse ti ke dhënë 100% për pjesën tënde dhe penalizohesh nga gabime që mund t’i ndodhin kujtdo, e rëndësishme është të mbash kokën lart dhe të mos mërzitesh nga broçkullat e njerëzve që s’marrin vesh nga sporti”.

Kukësi-Skënderbeu (Përmbledhje)

Kukësi-Skënderbeu (Përmbledhje)

Gepostet von DigitAlb am Mittwoch, 24. April 2019

Frashëri nuk është kursyer me kaq, duke komentuar me Ardit Peposhin dhe Valon Ethemin. Madje ky i fundit ka marrë përsipër fajin e golit që Kukësi pësoi. Portieri ndërkohë nuk i kursen edhe akuzat për mediat, madje me një gjuhë jo fort të hijshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.