Shpërthen “El Toro” Martinez: Interi nuk duhet të luajë kështu!

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez erdhi me shumë bujë në merkaton e janarit te kuqezinjtë dhe ka bërë një sezon me shumë luhatje deri më tani. Por jo vetëm argjentinasi, pasi dhe skuadra e Interit ka pësuar një rënie në ndeshjet e fundit.

Humbja kundër Torinos nuk është pritur mirë në kampin zikaltër dhe një nga lojtarët që nuk është aspak i kënaqur me lojën është Lautaro Martinez. Sulmuesi 21-vjeçar ka folur për mediat italiane, ku tha:

“Interi nuk duhet të luajë kështu. Kemi shumë kualitet dhe cilësi në skuadër dhe na mungon vetëm besimi. Shpresoj të rikthehemi te loja e bukur dhe te rezultatet, pasi Interi nuk e meriton të jetë në këtë situatë”,- përfundoi “El Toro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *