Shpërthen biografi i Godin: Kështu trajtohen legjendat?!

Lajmi i largimit të Diego Godin në fund të sezonit nga Atletiko Madrid ka sjellë acarimin e tifozëve “colchoneros”, ndërsa mediat e kanë bërë fakt kalimin e uruguaianit tek Interi. Një goditje e madhe për repartin difensiv të zikaltërve, të cilët do të ofrojnë në ekip një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Kritikat dhe ofendimet e tifozëve të Atletikos kundrejt idhullit të tyre kanë e kanë mërzitur Hoze Fernandez, biografin e 32-vjeçarit, i cili ka postuar në rrjetet sociale, duke treguar të vërtetën. Ai shigjeton Atletikon, për faktin që nuk e ka respektuar një ikonë si Diego Godin, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit të Simeones gjatë këtyre viteve.

Godin nuk ka asnjë marrëveshje me Interin. Por, realiteti është që Atletiko e Madridit i bëri disa premtime lojtarit pas ofertës së Mançester Junajtid, të cilat nuk i mbajti kurrë. Ata nuk bënë asnjë përpjekje më pas të rinovuar me Diegon. Tani po lexoj me neveri ata që kritikojnë lojtarin. Kjo është mënyra se si i trajtojmë legjendat? Është një turp”, përfundon Hoze Fernandez, biografi i kapitenit të Atletikos dhe kombëtares së Uruguait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *