Shpërthen Benatia: Viktima të këtij futbolli, me Realin gjithmonë kështu!

Mehdi Benatia akuzon hapur Real Madridin. Mbrojtësi bardhezi, që ishte protagonisti i episodit të fundit të ndeshjes, me penalltinë e dhënë në dëm të tij, pasi ndërhyri për t’i hequr topin Vaskezit, u shpreh: Jemi të trishtuar, zhvilluam ndeshjen që donim dhe të dalësh kështu të dhemb shumë. Vitin e shkuar i ndodhi Bajernit që u dëmtua nga arbitri, ndërsa sivjet ne dhe duket se çdo vit ndodh e njëjta gjë. Reali është një skuadër e madhe dhe nuk ka nevojë për të tilla ndihma.

Duke parë kontaktin tim, ai e stopon topin dhe unë i vij rrotull për t’ia hequr, por ai përpiqet të rrëzohet sepse është e vetmja gjë që mund të bëjë. Nuk e prek, e shtyj dhe heq topin me të majtën. E përsëris, të djeg shumë dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. Unë përpiqem ta shmang, më pas kofsha ime ndoshta e prek.

Por, të vërshëllesh një penallti të tillë në fund është absurde. Për fat të keq bën pjesë e këtij futbolli dhe jemi viktima të tij. Të vjen keq edhe për Bufon, sepse nëse edhe kapiteni nuk i flet dot arbitrit, duhet riparë rregullorja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *