“Shpërthen” Ançeloti, Zizu i përgjigjet me ironi!

0

Replikon Zidan: Goli i Kristianos? Ndodh, por nuk flas për gjykimin, ne e merituam sepse mundëm më të fortët!

Kështu është shumë e rëndë. Kishte ëndërruar mbrëmjen perfekte, atë të përmbysjes dhe i shkoi shumë pranë. Kur paraqitet te mikrofonët, Ançeloti edhe pse brenda toneve të autokontrollit të tij, arrin që të tregojë se është i xhindosur me gjykimin dhe këtë nuk e fsheh.

E VENDOSUR – “Kemi shkuar shumë pranë ndeshjes perfekte, por nuk i kishim bërë llogaritë me gjyqtarin. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, kanë bërë maksimumin edhe më shumë se kaq, por më pas shkoi ashtu siç shkoi, – thotë tekniku italian i bavarezëve. – Ndoshta arbitri nuk ishte në lartësi. Nëse më parë kam qenë kundër moviolës në fushë, tani jam pro saj sepse arbitri nuk mund të vendosë ndeshje të tilla kaq të rëndësishme”, ka thënë Karlo.

ZIZU – Zinedin Zidan, nga ana tjetër, driblon polemikat dhe i gëzohet kualifikimit në gjysmëfinale të Realit të tij. “Ndeshje e vendosur nga gjyqtari? Po, por unë nuk flas për gjykimin. Në harkun e dy ndeshjeve kemi merituar kualifikimin”, ka thënë Zizu, teksa, i pyetur për golin e Ronaldos, ai ka thënë. “Goli i Kristianos në pozicion jashtë loje? Ndodh. Ka bërë tre gola dhe është treguar deçiziv. Me Bajernin ishte e fortë dhe mendoj se kemi eliminuar pretendentët kryesorë të Championsit”, ka thënë Zidan pas ndeshjes. “Pastaj, me duhet te kujtoj se shenuam 6 gola per te kaluar, ne dy ndeshje”…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here