Shpërthen agjenti: Mauricio Sarri na bëri një dëm të pabesueshëm!

Të gjithë e kujtojnë kombëtaren e Italisë në Evropianin e vitit 2016, teksa kishin një ekip me lojtarë mesatarë më së shumti dhe nuk pritej shumë nga të kaltrit, të cilët u eliminuan në çerekfinale vetëm nga penalltitë ndaj Gjermanise, ku më parë kishin eliminuar Spanjën pretendente.

Në atë evropian Italia trajnohej nga Antonio Konte dhe një nga lojtarët që bëri më shumë përshtypje ishte Emanuele Xhakerini. Pikërisht mesfushori, i cili luan dhe pozicione të tjera dhe është një lojtar mjaft polivalent, u transferua pas Evropianit te skuadra e Napolit. Në atë kohë Napoli drejtohej nga Mauricio Sarri dhe Xhakerini luajti shumë pak, për të mos thënë aspak.

Pikërisht për këtë periudhë është rikthyer të flasë agjenti i italianit, teksa ka deklaruar se pjesa më e madhe e fajit për rënien e Xhakerinit është e Mauricio Sarrit. Agjenti i 33-vjeçarit deklaroi se Sarri ka bërë një dëm të pabesueshëm te klienti i tij dhe se në rast se Xhakerini do të ishte sot te Napoli, me Ançelotin në stol, ai do të ishte titullar i padiskutueshëm.

“Dëmi që Sarri ka bërë mbi klientin tim është i pabesueshëm. Xhakerini bëri një Evropian fantastik dhe u vlerësua shumë nga të gjithë, por te Napoli, Sarri nuk e lejonte të luante. Kjo gjë erdhi si një “shuplakë” për Xhakerinin, i cli nuk e meritonte diçka të tillë. Në qoftë se Emanuele do të ishte akoma sot një lojtar i Napolit, jam i sigurt që ai do të luante titullar me Ançelotin në stol”, ka përfunduar agjenti i 33-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *