Shpërndarja interesante e golave, Partizani i paparashikueshëm

0

Partizani po udhëheq kampionatin shqiptar prej shumë javësh tashmë dhe nuk ka lëvizur për asnjë moment nga kreu i tabelës. Duket se ky do të jetë viti i të kuqve dhe shihen si pretendentë absolutë për të fituar titullin kampion këtë sezon. Ecuria e “Demave” ka qenë fantastike, duke marrë fitore pas fitoreje dhe duke bërë ndeshje shumë të mira.

Me një përzierje të talenteve me eksperiencën, Gega ka ndërtuar një ekip solid dhe shumë të fortë. Asani dhe Telushi kanë qenë dy lojtarët më të rëndësishëm për Partizanin, por pa harruar dhe portierin Hoxha, i cili ka bërë pritje shumë të rëndësishme.

Deri në këtë javë të 21-të të kampionatit, të besuarit e Gegës kanë shënuar 23 gola, duke grumbulluar plot 46 pikë, 8 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Fakt interesant është se këto 23 gola janë shënuar thuajse në mënyrë të barabartë në dy pjesët e lojës.

11 gola janë shënuar në pjesën e parë të takimeve, ndërsa 12 në fraksionin e dytë të lojës. Duket qartë se skuadra e Partizanit mund ta gjejë golin në çdo minutë të sfidës dhe nuk kanë një “minutazh të preferuar”.

Kjo lojë shumë e qëndrueshme ka bërë që “Demat” të marrin shumë pikë dhe të jenë të paparashikueshëm. Golat variojnë që nga minutat e para deri në ato të fundit, çka tregon se Partizani mund të godasë në çdo sekondë. Goli më i shpejtë është ai i Esat Malës përballë Skënderbeut në javën e 19-të, me mesfushorin që shënoi në minutën e 3-të të takimit.

Ndërsa goli më i vonë i shënuar nga të kuqtë kryesues, mban firmën e mesfushorit Bruno Telushi, i cili ndëshkoi ish-ekipin e tij, Flamurtarin, në minutën e 90′ të sfidës, e vlefshme për javën e pestë të kampionatit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.