Shpatulla e Strakoshës mban në ankth Lacion, priten analizat mjekësore

0

Thomas Strakosha e ruajti të paprekur kuadratin e tij në derbin kundër Romës, ku Lacio kreu një fitore bindëse me rezultatin 3-0. Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, portieri shqiptar u përplas me sulmuesin boshnjak Edin Xheko dhe nga kjo nuk ka ngelur pa pasoja.

Në përfundim të takimit, “gardiani” i Lacios kërkoi ndihmën mjekësore për një problem në shpatull. Mjekët nuk arritën të dallonin në pamje të parë shkallën e dëmtimit dhe për këtë arsye 23-vjeçari do t’i nënshtrohet sot analizave të detajuara mjekësore.

Megjithatë, “Gazzeta Dello Sport” raporton se trauma e pësuar do të bëjë që portieri të humbasë transfertën e fundjavës kundër Fiorentinës. Gjithsesi, më e rëndësishmja në këtë situata është që Strakosha të mos të ketë pësuar nxjerrje të shpatullës, pasi në këtë skenar atij do i duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.