Shpallen arbitrat më të mirë në të gjitha kohërat, e si mund të mungonte…Pierluigi Collina

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm pak minuta më parë janë shpallur arbitrat më të mirë në të gjitha kohërat, me një vlerësim të bërë nga ana e medias prestigjoze “The Sun Football”. Kështu mes 10 të veçuarëve, janë po aq emra të njohur sa edhe vetë lojtarët, pasi i kemi parë në finalet e “Champions League”, por edhe të Botërorit.

Sa i përket vendit të parë, nuk është se ka shumë dyshime për kryesimin. Pikërisht Pierluigi Collina, njeriu që do të mbetet ikon e arbitrimit me personalitetin që tregonte në fushën e lojës. Ndërkohë vendin e dytë e mban një emër po aq i njohur, Howard Web, që ka arbitruar disa finale të rëndësishme radhazi. /Sport Ekspres/