“Show” spanjoll, Çelsi thyen Evertonin dhe harron krizën

Antonio Konte ankohet se nuk kanë ardhur gjithë lojtarët që kërkonte, por tani me siguri klubi do t’i thotë që nuk ka ç’të kërkojë, duke parë paraqitjen e shkëlqyer në fitoren 2-0 ndaj Evertonit sot.

Një sukses total, me dy gola në pjesën e parë dhe një lojë bindëse, aq sa zërat për krizë të para pak javëve tashmë duken sakrilegj.

Alvaro Morata është një nga të afruarit e verës dhe po tregon sa vjen, sepse dha pasimin final për golin e avantazhit nga Fabregas, në minutën e 27-të.

Ndërkaq, vetë Morata shënoi golin e dytë, pas krosit perfekt nga Azpilikueta, në minutëne  40-të. Tre spanjollë gatuan dy gola dhe Çelsi fluturon, duke mos ndjerë as mungesën e Eden Hazardit në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *