SHORTI | Shqipëria sfidon kampionët e botës, derbi ballkanas për Kosovën

Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët që do të kenë në Kualifikueset e Europianit, kompeticion ky që do të zhvillohet në vitin 2020. Skuadra kuqezi ka pretendime madhore, pasi synon që të përsërisë suksesin e “Euro 2016”, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në anë tjetër është Kosova që ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në vitin 2018, duke mos pësuar asnjë humbje, ndaj po ashtu do të bëjë një tjetër surprizë të bukur, ashtu si në Ligën e Kombeve.

Mund të konsiderohet një short aspak i favorshëm për Shqipërinë, e cila është shortuar në grupin H. Kuqezinjtë do të ndeshen me kampionët e Botës, Francën. Rival tjetër i fortë do të jetë Islanda, por dhe Turqia. Kundërshtar në letër më të lehtë duket se janë Andorra dhe Moldavinë.

Duhet të kujtojmë që vetëm dy skuadrat e para të grupit do të shkojnë në “Euro 2020”. Në anën tjetër është Kosova që do të jetë në një grup me vetëm 5 skuadra. Skuadra e “dardanëve” është shortuar në grupin A, me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe një “derbi” me Malin e Zi.

GRUPI A:  Angli, Çeki, Bullgari,  Mali i Zi, Kosovë.
GRUPI B: Portugali, Ukrainë, Serbi, Lituani, Luksemburg.
GRUPI C: Holandë, Gjermani, Irlandë e Veriut, Estoni, Bjellorusi.
GRUPI D: Zvicër, Danimarkë, Irlandë, Gjeorgji, Gjibraltar.
GRUPI E: Kroaci, Uells, Sllovaki, Hungari, Azerbajxhan
GRUPI F: Spanjë, Suedi, Norvegji, Rumani, Ishujt Faroe, Malta.
GRUPI G: Poloni, Austri, Izrael, Slloveni, Maqedoni, Letoni
GRUPI H: Francë, Islandë, Turqi, Shqipëri, Moldavi, Andorrë.
GRUPI I: Belgjikë, Rusi, Skoci, Qipro, Kazakistan, San Marino.
GRUPI J: Itali, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë, Greqi, Armeni, Litenshtejn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *