“Shorti i vështirë duke parë kilometrat”, Armand Duka flet për Shqipërinë: Nuk dëshiroja një grup me Kosovën

Armand Duka ka folur nga Amsterdami, atje ku ka kryesuar Delegacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Shqipëria ka njohur kundërshtarët për Ligën e Kombeve, atje ku do të ndeshet me Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Lituaninë.

Ndërkohë presidenti i FSHF-së ka dhënë mendimet e para sa i përket këtyre rivalëve. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, thuhet se nuk dëshirohej që Kosova të ishte në të njëjtin grup.

“Si short nuk është keq. Por duke parë programin e ndeshjes, luhet në çdo tre ditë. Duke parë distancat e udhëtimit dhe kilometrat është e vështirë. Pastaj nga pikëpamja sportive janë në të njëjtin nivel, të lehta.

Kështu quajtëm edhe Andorën, por nuk arritëm të fitonim. Objektivi ynë është që të jemi në vendin e parë dhe pse jo të kërkojmë “Play-Offin”. Nuk dëshiroja që të kishim Kosovën në grup. Sa i përket Rejës, e kemi deklaruar se do të vazhdohet me të”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *