Shorti i kombëtares së femrave U19, përballje me Gjermaninë

0

Shqipëria U19 për femra ka njohur kundërshtarët e eliminatoreve të Euro 2020, që do të zhvillohet në Gjeorgji. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ndodhet në grupin e tretë nga 12 grupet totale, që formohen me nga katër ekipe.

Gjermania, Portugalia dhe Azerbajxhani janë kundërshtarët e kombëtares tonë, ndërsa sfida e parë do të zhvillohet me datë 2 tetor.

Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Portugali, në datat 2, 5 dhe 8 tetor. Dy vendet e para kualifikohen në Europian, ndërsa të njëjtin fat do të kenë dhe katër vendet e treta më të mira të 12 grupeve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.