Shorti i Europa League | UEFA “zhduk” Skënderbeun, një rival i rrezikshëm për Kukësin

0

UEFA ka bërë të ditur ndarjen paraprake të shortit të parë eliminator të UEFA Europa League, ku marrin pjesë tre ekipe shqiptare. Në faqen e UEFA-s bie në sy mungesa e emrit të Skënderbeut. Mesa duket UEFA nuk ka ndërmend të presë për përgjigjen përfundimtare të “CAS”, duke konfirmuar Laçin si ekipin e tretë pjesëmarrës nga kampionati shqiptar.

Në pjesën mëposhtme mund të njiheni emrat e kundërshtarëve të mundshëm të ekipeve shqiptare. Shorti i raundit të parë eliminator të Europa League do të zhvillohet të nesërmen në orën 15:30 në Nion të Zvicrës, ndërsa data e ndeshjet do luhen më datë 11 dhe 18 korrik.

Kukësi është ekipi më i favorizuar për shkak se koeficienti i verilindorëve i vendos ata në vazon e ekipeve favorite. Gjithsesi në vazon e kundërshtarëve të Kukësit gjendet një kundërshtar mjaft i rrezikshëm si hungarezët e Debreçenit.

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT

Milsami Orhei (MOLDAVI)
Mura (SLLOVENI)
Debreçen (HUNGARI)
Banants (ARMENI)
Zhenes Esh (LUKSEMBURG)

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË TEUTËS

Apollon Limasol (QIPRO)
Kairat Almati (KAZAKISTAN)
Ventspils (LETONI)
Krakovia (POLONI)
Dinamo Tbilisi (GJEORGJI)

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË LAÇIT

Hapoel Ber-Sheva (IZRAEL)
AEK Larnaka (QIPRO)
Domzhale (SLLOVENI)
Pyjunik (ARMENI)
Sabail (AZERBAIXHAN)
Buduçnost Podgorica (MAL I ZI)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.