Shorti i Championsit dhe Europa Ligës, rregullat dhe vazot

Në orën 12:00 do të hidhet shorti i Champions League-s për fazën të 1/8. Konkurrenca sa vjen e rritet, pasi tashmë nga mbetur skuadrat më të forta. Sigurisht që ka disa rregulla për sa i përket shorti në këtë fazë.

Kështu, skuadrat e të njëjtit grupi nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën, por edhe skuadrat nga i njëri shtet nuk mund të shortohen së bashku. Do të evitohen ndeshjet derbi, apo klasiket e shteteve të ndryshme në këtë raund. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më datat 12-12 shkurt dhe 19-20 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 5-6 mars si dhe në 12-13 mars.

Vazo I: Barcelona, Bajern Mynih, Dortmund, Juventus, Mançester Siti, PSG, Porto, Real Madrid.

Vazo II: Ajaks, Atletiko Madrid, Liverpul, Lion, Mançester Junajtid, Roma, Shalke, Totenhem.

Po sot, në Nion të Zvicrës do të hidhet në orën 13:00 edhe shorti i Europa League, teksa edhe në këtë kompeticion ka mjaft skuadra të mëdha dhe me emër. Rregullat janë të njëjta si për Champions-i, por ekipet e Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën.

Vazo I: Arsenal, Leverkusen, Benfika, Çelsi, Dinamo Zagreb, Dinamo Kiev, Eitraht Frankfurt, Genk, Inter, napoli, Real Betis, Salcburg, Sevija, Valencia, Vijareal, Zenit.

Vazo II:  Bate, Sëlltik,  Klub Bryzh, Fenerbahçe, Gallatasarai, Krasnodar, Lacio, Malmo, Olimpiakos, Rapidi Vjenës, Renes, Sporting, Shaktar Donetsk, Slavia Pragës, Viktoria Pëlzen, Zyrih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *