Shorti “Euro 2017”, Shqipëria U-21 në Grupin 4

0

Në Nion të Zvicrës u përcaktua këtë të enjte shorti për eliminatoret e Euro 2017 të 21-vjecarëve. Kombëtarja shqiptare e cila drejtohet nga Skënder Gega u shortua në Grupin 4, ku do të gjejë disa skuadra të njohura për të, sic është Portugalia, që është kokë grupi dhe e kualifikuar për Europian që do të zhvillohet këtë verë në Republikën Ceke. Me Portugalinë Shqipëria ka qenë e shortuar dhe për Europianin e vitit 2013, me të cilën barazoi një sfidë në vendin tonë 2-2 me dy gola të Sadikut e u mposht më pas në Marinha Grande 3-1 ku golin e realizoi Bekim Bala.

Skuadrat e tjera me të cilat Shqipëria është shortuar janë dhe Izraeli, Greqia, Hungaria dhe Lihtenshtejni, që është dhe përfaqësuesja ndaj të cilës të gjithë do të përpiqen të marrin pikë. Pavarësisht brezit mjaft të mirë në eliminatoret e fundit, kombëtarja e 21-vjecarëve u rendit e fundit në grup me 2 fitore dhe 6 humbje, ku një prej fitoreve e arriti pikërisht ndaj një prej skuadrave që do të ketë dhe aktualisht në grup, Hungarisë. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here