Shoqata e Arbitrave: Braçe, veprim i shëmtuar

Fundi i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, gol korçarët dhe fundi i takimit. Zhgënjim total në kampin e kuq, për një ndeshje që u duk se mbaroi në barazim, ndërsa dikush e kishte me arbitrin e ndeshjes, në mënyrë të pabesueshme. Bëhej fjalë për deputetin Erjon Braçe, që me sa duket fajin për humbjen e ka parë tek arbitri, që në fakt drejtoi mirë dhe duket absurde ta sulmosh në një ndeshje të tillë. E bëri tifozi i zjarrtë i Partizanit, Braçe, i cili hodhi një çakmak drejt arbitrit, që për fat nuk shkoi në shënjestër.

Sot ka reaguar edhe Shoqata e Arbitrave Shqiptarë, që ka dalë në mbrojtje të arbitrit Andi Koçi, duke shprehur shqetësimin e madh për një gjest që është shumëfish i rëndë, pasi vjen nga tribuna VIP dhe nga persona me pushtet.

REAGIMI

“Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk I përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *