Befason Serena Uilliams: Më kanë humbur trofetë, kam vetëm më të veçantin!

Serena Uilliams është një legjendë e gjallë e sportit të tenisit. Amerikania nuk ka nevojë për prezantim, pasi ka fituar 72 turne WTA dhe 23 Grande Slam. 37-vjeçarja po konkurron në “Australia Open”, ndërsa ka zbuluar një detaj pothuajse të pabesueshëm për trofetë e shumtë.

Trofetë e shumë të fituar kanë humbur, ose Serena nuk i mban mend ku janë. Disa i ka trajneri, ndërsa ajo vetë ruan me kujdes vetëm njërin prej tyre, që e ka dhuratë nga e motra, Venus Uilliams.

Venus dhe Serena Uilliams

Nuk e di se ku kanë përfunduar trofetë e mia, por do të përpiqem t’i rigjej. Disa i ka trajneri im, por tani do të përpiqem të gjej të tjerët. I vetmi trofe që kam ruajtur me kujdes është ndër të parët që kam fituar në karrierë. Isha tetë vjeçe dhe humba në finale përballë motrës time, por Venus ma dhuroi mua trofeun e saj. Është i vetmi që kam mbajtur”, përfundon Serena Uilliams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *