“Shokohet” Franca, Fekir 6 muaj jashtë fushave

0

Një natë për t’u harruar ajo e djeshmja për talentin e Lionit, i cili pas dëmtimit të pësuar në miqësoren ndaj Portugalisë do të mungojë plot 6 muaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka dëmtuar krociatin e gjurit të djathtë pas vetëm 14 minutash lojë, duke u detyruar të dalë nga fusha. Ekzaminimet mjekësore të ditës së sotme kanë dhënë përgjigjen përfundimtare të shkallës së dëmtimit të Fekir, i cili do të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave. Me shumë mundësi, 22-vjeçari, ashtu siç raportojnë mediet franceze do të kryjë gjatë ditëve në vijim një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentin e dëmtuar. Një lajm ky që ka ardhur si “bombë” për transalpinët, të cilët e shihnin Nabil Fekir si një talent të jashtëzakonshëm, kjo edhe pas formës së tij të shkëlqyer që kishte shfaqur në ndeshjet e fundit me kombëtaren që drejtohet nga Didier Deshamps.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image