Shokët te Albacete kanë nisur ta përshëndesin, Rei Manaj është lojtar i Barcelonës nga java e ardhshme

Rei Manaj mund të quhet një lojtar i Barcelonës, pavarësisht se mungon ende zyrtarizimi i skuadrës katalanase. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë në ekipin B dhe dëshira më e madhe është që të lërë gjurmë në këtë aventurë, për të marrë edhe ftesën e ekipit të parë.

Në mediat spanjolle raportohet se një çështje burokratike e ka shtyrë zyrtarizimin. Firma do të hidhet në fillimin e javës së ardhshme, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur prej kohësh që shokët e Albacetes të përshëndesin Manajn për largimin e tij. /Sport Ekspres/