“Shnajder sh….. sipër makinës tonë, mezor e arrestuan! Mohimi na acaroi”

Uesli Shnajder vazhdon të aktivizohet në Katar me Al Gharafën. 35-vjeçari po kalon pushimet e verës, por një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur në qytetin e Utrehtit.

Gjatë javës së kaluar, sigurisht në një gjende të dehur, Shnajder është arrestuar nga policia pasi ka dëmtuar makinën e një familje. Jo vetëm aq, por mesfushori i njohur ka bërë sh….. sipër saj.

Një prej pronarëve të makinës ka folur për “Algemeen Dagblad”, duke treguar zemërimin e tyre. Futbollisti ka paguar dëmet, por pronarët e makinës së dëmtuar, të cilët duan të mbesim anonim, kanë sqaruar të vërtetën e kësaj ngjarje të pakëndshme.

Gjysma e lagjes u trondit nga zhurmat e forta. Unë dhe burri im hodhëm sytë nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte. Ne pamë një burrë sipër makinës, por nuk e njohëm. Erdhën shumë policë, madje kishte edhe nga ata me qen. Nuk ishte një arrestim i thjeshtë dhe aspak miqësor.

Makina është 10 vite e vjetër, por ka vlerë të madhe për ne. Mund të jesh futbollist, por kjo nuk të lejon të dëmtosh gjënë e tjetrit. Pastaj, ai bëri sh….. sipër makinës. Më vonë dëgjuam nga Uesli dhe agjenti i tij se nuk ishin ata që e kishin bërë këtë gjë. Diçka e tillë na acaroi jashtë mase.

Është normale të dehesh, por nuk duhet t’i bezdisësh të tjerët. Kaq të vështirë e kishte për të na kërkuar falje dhe të na sillte një buqetë me lule? Kemi 50 vite që jetojmë këtu dhe nuk na ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Shpresoj t’i bëhet mësim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *