“Shkurtimi i pagave? Një dhurim i çuar dëm”, Toni Kros flet pa doreza: Është dhurim për klubin

Klubet e futbollit po shohin shifra të mëdha parash t’u ikin nga duart si pasojë e ndërprerjes së kampionatit për shkak të Koronavirusit. Dëmet financiare pritet të jenë të mëdha nëse skuadrat nuk mbyllin kampionatet dhe për këtë arsye presidentët e ekipeve të futbollit kanë propozuar që futbollistët të heqin dorë nga një pjesë e pagave të tyre deri në momentin e rikthimit në fushën e lojës.

Disa prej klubeve më të mëdha kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarët, por Toni Kros duket të jetë kundër një pakti të tillë. Mesfushori gjerman shprehet se shkurtimi i pagave është një dhurim i humbur, i cili i hyn në punë vetëm arave të klubit. Kros shton se rroga duhet të jepet e plotë dhe është më pas vetë futbollisti që zgjedh të japë ndihmën pikërisht atje është e nevojshme. Deklaratë kjo që me siguri nuk i pëlqen presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.

“Për mua, shkurtimi i pagave është si një dhurim i çuar dëm ose një dhurim për klubin. Unë jam për pagesën totale të pagës dhe faktin që të gjithë me të bëjnë gjëra të arsyeshme me të. Të gjithëve u kërkohet të ndihmojnë aty ku duhet dhe ka shumë vende ku ndihma do të ishte e nevojshme.

Shumë ekipe nuk kanë të ardhura të planifikuara. Kjo gjithashtu varet nga sa kohë ju duhet të uleni. Për shembull, nëse fillojmë përsëri në maj, sigurisht që do të gjenden zgjidhje. Nëse në vend të kësaj do të jetë e nevojshme të qëndroni deri në dimër, disa klube mund të mos kenë sukses dhe futbolli nuk do të jetë më siç e dimë tani”, ka thënë Toni Kros./Halit Delibashi-Sport Ekspres/