Shkurtaj: Unë e Rexhinaldo plotësojmë njëri-tjetrin. Dëmtimi? Kam dhimbje

Vasil Shkurtaj, sulmuesi i Kukësit, shënoi golin e parë në kampionat me verilindorët. Por në një moment ai frikësoi stafin teknik, pasi ka ndjerë dhimbje në dorë. Në lidhje me dëmtimin, ai tha: “Kam dhimbje në dorë dhe do bëj grafinë për të parë çfarë kam. Shpresoj të mos kem diçka serioze”.

Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai foli edhe për golin e realizuar: E prisja golin dhe jam i kënaqur. Më gëzojnë më shumë tre pikët. Tani shohim ndeshjen me Luftëtarin. Mënyra e realizimit? Kam pasur edhe rate të tjera, por nuk shënova. Erdhi momenti dhe jam shumë i kënaqur”.

Shkurtaj luajti krah Rexhinaldos dhe ai e komenton edhe këtë: “Është ndeshja e dytë që luajmë bashkë, kemi luajtur edhe në Kupë. Gradualisht po kombinohemi më shumë. Ai bën gjëra që nuk i bëj unë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Është shumë e vështirë të ta them, nëse është më mirë me Rrocën apo me Rexhinaldon. Me Rexhinaldon luaj mirë, edhe Rroca është i rëndësishëm. Ai jep pasa për gol. Profesori është ai që vendos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *