Shkurtaj: Mund të jap më shumë, prioritet objektivat e skuadrës

 

Vasil Shkurtaj ishte lojtari më i mirë në takimin e djeshëm. Sulmuesi ishte protagonist me dy gola të realizuar. Pas ndeshjes për “Supersport” Shkurtaj u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën dhe që po jep atë që pritet prej tij ,pas një periudhe në pamundësi për të luajtur.

“Është e vështirë të mos luash për 6 muaj. U stërvitja që të jem gati, kërkoja në këto 3 ndeshje të shënoja që të ndihmoja skuadrën. Jam shumë  lumtur që morëm tre pikët”.

“Unë tani kam filluar të mësoj se si luan ekipi me këto lojtarë. Të gjithë lojtarët e sulmit janë shumë lojtarë të mirë dhe më ndihmojnë shumë”.

“Më ka ndihmuar shumë trajneri. Besoj se do të jap shumë për ekipin.

Synimi im është të ndihmoj skuadrën, më pas vijnë objektivat personale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *