Shkupi humbet më të mirin, e ardhmja në Superiore

Rron Broja nuk është më lojtar i Shkupit dhe për baedhekaltrit është një humbje e madhe. Mesfushori me tipare mbrojtëse ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ish-futbollisti i Kosovës U21 ka pasur disa oferta, jo vetëm nga rajoni. Gjithsesi, nga ajo që raportohet nga mediat e vendit fqinj, Broja ka një ofertë nga Superiorja dhe gjasat janë që të zgjedhë të luajë në Shqipëri.

Edhe në Kosovë, ku është aktivizuar më parë me Trepça ’89, e kërkojnë. Broja, 23 vjeç, duhet të ndajë mendjen për të ardhmen e tij. Te Shkupi sezonin e fundit është aktivizuar në 31 ndeshje, 28 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Ai ka shënuar vetëm një gol me penallti, kundër Sileks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *