Shkupi fiton derbin me Shkëndijën, ngec Renova

Java e Shkupit në Maqedoni, pasi ka fituar derbin me Shkëndijën e Tetovës. Një gol i shënuar nga Bajrami me penallti në pjesën e parë vendosi fituesin dhe tanimë vendi i dytë dhe i tretë janë vetëm gjashtë pikë larg. Shkupi synon pjesëmarrjen në Europë dhe realisht ky objektiv është i arritshëm.

Shkëndija, pavarësisht humbjes, është e shkëputur në krye, teksa numëron 8 pikë më shumë se Akademija Pandev dhe Vardari. Ndërkohë sot ka luajtur edhe Renova, që në shtëpi duhet ta kishte kaluar me sukses Makedonija GP. Skuadrat ndanë nga një pikë, pasi barazuan pa gola.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 22

Renova-Makedonija GP 0-0
Shkupi-Shkëndija Tetovë 1-0
Shënues:
Bajrami 30’ (pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *