Shkumbini, tani me sytë nga Gramozi

Në fundjavë ka nisur kampionati kombëtar i Kategorisë së Dytë. Ekipi peqinas iu desh të udhëtojë drejt qytetit fqinj të Rrogozhinës për të zhvilluar ndeshjen e parë dhe për të marrë tre pikët e para.

Goli i vetëm i kapitenit Klement Xhyra bëri që peqinasit të marrin pikët e plota dhe të mbyllin dy javët e dënimit që kishin mbetur nga sezoni i kaluar.

Pas kësaj fitoreje, me të drejtë trajneri Bano dhe lojtarët që ai ka në dispozicion janë duke menduar për transfertën e largët dhe të vështirë në Ersekë përballë Gramozit vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *