Shkumbini “rrëmben” pikë në Kuçovë

0
FUTBOLL SHKUMBINI TOMORRI - Lojtaret e Shkumbinit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Shkumbini-Tomorri i Beratit, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin e Peqinit.

Naftëtari ka bërë një hap fals në shtëpi duke barazuar me Shkumbinin. Një takim ku gjithçka ka shkuar drejt një fitore të merituar deri në momentin kur Dervishi për miqtë i ka ndëshkuar kuçovarët me golin e tij, duke i privuar vendasve një fitore për të cilën kishin punuar gjatë gjithë javës. Me atë që tregoi në fushën e lojës në këtë takim, skuadra e teknikut Fraholli do ta kishte merituar plotësisht fitoren, e cila mbeti vetëm një ëndërr. Ky barazim që ka ardhur pas dy humbjeve radhazi në transfertë, duhet thënë se ka qenë edhe i pari për kuçovarët në këtë kampionat. Në këtë përballje vendësit e kanë cilësuar veten edhe si të pafat për mënyrën se si kanë shpërdoruar raste të arta për shënim, si në rastin kur i duhej të dyfishonin shifrat, ashtu edhe kur traversa ka penguar në golin e fitores në dhjetë minutat e fundit.

Përgjithësisht takimi ka qenë i një niveli të lartë, përsa i përket ritmit ashtu edhe dyluftimeve të shumta që zhvilloheshin në çdo cep të fushës. Dhe tensioni i pranishëm në një farë mënyre ka qenë brenda limiteve të lojës së rregullt, por që i dha akoma më shumë atmosferë këtij takimi, aq sa për t’u theksuar momenti kur të dy skuadrat kanë luajtur me nga një futbollist më pak për më shumë se 75 minuta, duke përfshirë edhe shtesat e të dy pjesëve të lojës. Vendasit e kërkojnë golin qysh në fillim lojë, duke rrezikuar me anë të Allkanjarit. Presioni i kuçovarëve sa vjen e shtohet, ku në minutën e 7-të Behari ishte shumë pranë golit të parë. Atë që nuk e bën Behari, e bën Nallbati pas një minute. Aksion i rrjedhshëm, të cilën e finalizon me një gjuajtje nga distanca Nallbati. Miqtë reagojnë duke rrezikuar menjëherë me anë të Bërdufit, por goditja e tij neutralizohet nga Koçi. Në minutën e 21-të, të dyja ekipet do të ngelen me një futbollist më pak. Pas një përplasjeje të Koçit me Emiljano Llucën, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të kuq. Tekniku Fraholli kryen ndërrimin e detyruar duke nxjerrë mesfushorin Cake dhe futur Spahiun. Kuçovarët kërkojnë golin e sigurisë dhe në minutën e 33-të Hyseni është shumë afër golit, por prek rrjetën e jashtme. Pjesa e parë mbyllet me një rast për miqtë, gjuajtje fluturimthi e Nexhës nga distanca dhe pritje e shkëlqyer e portierit Spahiu.

Pjesa e dytë – Është më e bukur ku ka emocione, dhe raste të shumta sidomos nga kuçovarët. Kështu në minutën e 53-të, Hyseni harkon për Nallbatin, por goditja me kokë është e gabuar. Pas një minute, skena zhvendoset në zonën kuçovare ku Xhoni Lluca nga e majta pason për Sadikun, por ky gabon. Në minutën e 68-të Behari fiton dyluftimin me Bërdufin dhe godet bukur, por topi del jashtë. Kuçovarët e kërkojnë vazhdimisht golin e sigurisë, por edhe miqtë nuk dorëzohen. Pikërisht në minutën e 79-të barazon Dervishi me kokë pas pasimit te Nexhës. Vendasit shokohen nga goli i barazimit. Gjithsesi në minutat e fundit kërkojnë me insistim golin e fitores. Nuk mungojnë rastet ku veçohet traversa e Beharit në minutën e 84-t. Në të vërtetë kuçovarët janë të pafat në këtë fund të ndeshjes, ku kanë lënë 2 pikë “të arta”. Ndërsa Shkumbini, u duk i kënaqur me barazimin, të cilin megjithëse e ka arritur me meritë.

Edi Spahiu

NAFTËTARI – SHKUMBINI   1-1

Shënues: Nallbati 8’ / Dervishi 79′

Naftëtari: Koçi, E.Kajo, Xh.Kajo, Pepa, Haxhiu, Llojku (Mara 76′) Nallbati, Cake (Spahiu 21′), Hyseni (Jaupi 62′), Behari, Allkanjari. Trajner: B.Fraholli

Shkumbini: Ajazi, E.Lluca, Nexha, Bërdufi, Hasanaj (Bali 55′) Beqiri, Xhyra, Sadiku, Dervishi, Meta (Xh.Lluca 34′) (Lila 68′) Musaki. Trajner: Sokol Branica

GJYQTARË: E. Demiraj, G.Kamolli, A.Mema (Pogradec)

KARTONË TË VERDHË: Pepa 33′ Llojku 45′ Hyseni 62’/ Meta 34′ Bërdufi 75′

KARTON I KUQ: Koçi 21’/ E.Lluca 21′

 

Fraholli: Mëkat, duhet të kishim marrë tre pikët

Barjam Fraholli, trajneri i Naftëtarit ka shprehur pakënaqësinë e tij për dy pikët e lëna nga skuadra. Sipas tij, skuadra duhet të ishte treguar më e zgjuar. “Të vjen vërtet keq që kemi humbur një mundësi të artë për fitoren, sepse do ta kishim merituar atë plotësisht. Kemi luajtur në këtë takim, ashtu sikur kemi nënvlerësuar aksionin e miqve në rastin e barazimit. Unë pavarësisht keqardhjes së madhe, që e ndaj së bashku me skuadrën dhe sportdashësit tanë, më duhet të them se sot(dje) kemi dhënë gjithçka në fushë dhe kjo është një shenjë se skuadra i ka të gjitha mundësitë të dalë nga kjo situatë në renditje. Me këtë moral të lartë do të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Turbinës sërish në shtëpi. Nuk heqim dorë nga mbijetesa sepse jemi një skuadër në përmirësim dhe me mundësi reale për mbijetesën. Na mungoi përqendrimi në një çast ku u ndëshkuam dhe fati ku topi nuk hynte në rrjetë, por godiste shtyllat”, mbylli Fraholli.

 

Branica: Luajmë më mirë në transfertë

Sokol Branica ka qenë i kënaqur në fund të ndeshjes. Pika e marrë në transfertë është shumë e vlefshme. “Kemi marrë një barazim të merituar sepse kemi besuar deri në fund tek mundësitë tona. Mund  të them se skuadra ka barazuar edhe falë eksperiencës, duke treguar vlera, edhe pse kemi qenë në disavantazh dhe me dhjetë futbollistë dhe fushë kundërshtare. Sërish më kënaq barazimi dhe sot(dje) treguam se nuk e ndjejmë aspak presionin e transfertës dhe mund edhe të fitojmë me pak kujdes”, ka mbyllu Branica.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image