Shkumbini rikthehet në Parën, Luzi nuk reziston dot

Shkumbini ia ka dalë të rikthehet në Kategorinë e Parë. Një gol i Klemend Xhyrës, mbrojtësit 35-vjeçar, vendosi finalen e “play off”-it përballë ekipit të Luzit, sfidë që u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Të dy ekipet humbën mundësitë e tyre përballë Devollit dhe Elbasanit, por vendi i lënë bosh nga Kamza iu dha një tjetër shans.

“Veterani” gjeti golin deçiziv në minutën e 33-të. Shkumbini ruajti avantazhin deri në fund, edhe pse kishte mundësi të dyfishonte rezultatin. Isai nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e fundit të ndeshjes dhe gjithçka u mbyll me festën e ekipit të Artan Banos.

PLAY-OFF KATEGORIA E PARË
E enjte, më 30 maj 2019, 14:00

Shkumbini-Luzi 2008 1-0
Shënues:
Xhyra 33’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *