Shkumbini me “përforcime”, Isaji: Tifozë, ju presim në Fier!

Shefi i klubit të futbollit të Shkumbinit, Astrit Isaji, në mbrëmje ka përdorur rrjetin social Fecebook për t’u bërë thirrje tifozëve që të jenë në Fier në ndeshjen Play-off që skuadra e tyre do të luajë me Luzi 2008. Ndeshja nis në orën 14:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe Isaji në postimin e tij jep detaje të organizimit të tifozerisë.

“Bashkia Peqin dhe Klub Futboll Shkumbini ka venë në dispozicion të tifozëve dy autobuzë për të ndjekur takimin Play-off për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Nisja për në Fier do të bëhet në orën 12:00 para Bashkisë Peqin, pasi ndeshja fillon në orën 14:00”, kështu shkruan sekretari Isaji në këtë postim në Facebook.

Shkumbini nuk ia doli dot kundër Veleçikut, pasi u mund në shtesë. Tani peqinasit do tentojnë të shfrytëzojnë shansin e dytë për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër Luzi 2008 u thye nga Elbasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *