Shkumbini, Isaj: FSHF shmangu skandalin, zgjidhja më e drejtë!

0

Pak ditë më parë FSHF-ja i dha fund dilemave për skuadrën që zë vendin e Kamzës në Kategorinë e Parë. Kështu, për skuadrat që luajnë në play-out do të ketë një shans të dytë. Shkumbini renditet në vendin e dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe sekretari i klubit Astrit Isaj deklaron për SportEkspres.com se kjo zgjidhje e FSHF-së erdhi në kohën e duhur.

“Po dëgjonim shumë fjalë se vendet e treta do favorizoheshin për ndeshje shtesë, nisur nga dënimi i Kamzës. Kjo do ishte rruga më e gabuar dhe prishje e garës. FSHF mendoj se ka dhënë një zgjidhje normale dhe në kohën e duhur”, shprehet Isaj.

Sekretari i Shkumbinit jep edhe argumentin e tij për këtë zgjidhje të FSHF-së: “Nëse do t’u jepej mundësia skuadrave të vendeve të treta, do e quaja skandal. Kjo sepse ato nga vendi i dytë janë mbi 10 pikë larg. Vetëm kjo diferencë pikësh nuk mund t’i çonte ato në ndeshje Play-off”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.