Shkriniar i qartë: Fitojmë ndaj Juventusit!

Milan Shkriniar është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit. Sllovaku është kthyer në idhull të tifozëve dhe është ndoshta më i vlerësuari te zikaltrit. Mbrëmjen e së premtes Interi do të ketë një sfidë “zjarri” ndaj Juventusit dhe mbrojtësi ka folur për mediat, duke thënë se zikaltrit mund të fitojnë. Gjithashtu 23-vjeçari ka folur dhe mbi të ardhmen e tij dhe mbrojtësit më të mirë në Serinë A

NDESHJA NDAJ JUVES – “Do të jetë e vështirë të premten ndaj Juventusit, por ne jemi një skuadër e fortë, ku edhe mund të fitonim ndaj Romës, kështu që në shkojmë drejt Torinos për të marrë fitoren. Juventusi është një ekip shumë i fortë dhe i ka fituar gati të gjitha ndeshjet, por ne jemi aq të fortë sa për ta fituar këtë ndeshje”.

E ARDHMJA – “Gjithmonë do të ketë spekulime për një klub të madh që interesohet, por Interi është një klub i madh gjithashtu. Tifozët mund të qetësohen, jam i lumtur këtu. Ndjej se po përmirësohem nga dita në ditë, pavarësisht kësaj nuk jam i lumtur me mënyrën se si luaj. Gjithsesi e rëndësishme është se si tifozët dhe trajneri më shohin mua dhe jo se si unë shoh veten time”.

MBROJTËSIT MË TË MIRË – “Mendoj se tre mbrojtësit më të mirë në Serinë A, pa marrë parasysh Interin, janë Kalidu Kulibali, Xhorxho Kielini dhe një midis Bonuçit ose Manolas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *