Shkodranët kujtohen të protestojnë, para Bashkisë për Vllazninë

0

Ndoshta janë kujtuar vonë, por më mirë se kurrë. Një numër i madh shkodranësh kanë dalë sot në protestë para Bashkisë, për të shprehur revoltën e tyre për gjendjen e Vllaznisë, që si kurrë më parë është në prag të katastrofës.

Janë edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, duhen dy fitore mundësisht të thella, për të shpresuar më pas që Kamza të mos marrë më shumë se një pikë në dy ndeshjet kundër Laçit dhe Partizanit.

Askush nuk beson realisht te mrekullia, ndaj shkodranët akuzojnë Bashkinë për rrënimin e klubit legjendar, që në fakt ka vite në llum, ndaj kjo protestë vjen si kofini pas të vjelit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.