Shkodra në ankth, pas futbollit edhe basketbolli në krizë

0

Krizë totale për sportin shkodran. Pas dramës me skuadrën e futbollit, një prej emrave historikë në vend, që sezonin e kaluar ra nga kategoria dhe tashmë luan mes inferiorëve, fat të ngjashëm rrezikon të ketë edhe basketbolli.

Drama në këtë rast merr përmasa edhe më të mëdha, prej faktit se dy vjet më parë, Vllaznia dominonte në basketboll, duke qenë tre herë radhazi kampione e Shqipërisë. Por, në këtë sezon situata ka ndryshuar për keq.

Me disfatën 96-74 në shtëpi përballë Partizanit, ekipi i drejtuar nga trajneri Fatjon Taraboshi pësoi humbjen e pestë sezonale. Kuqeblutë e shohin veten në vendin e fundit të renditjes në Kategorinë A dhe tashmë rrezikojnë seriozisht rënien. Nga një ekip kampion dhe dominues, në një skuadër të shpërfytyruar.

Arsyeja kryesore lidhet me largimin e presidencës, pas problemeve me drejtuesit e Bashkisë Shkodër. Skuadra kërkon suport dhe ndërhyrje të menjëhershme në merkato, por situata aktuale nuk duket pozitive. Ky moment, ngre shumë pikëpyetje, nëse ekipi do të përforcohet në merkaton e janarit, për të përforcuar kontingjentin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.