Shkodra, vetëm perla ndaj Luftëtarit: Ia kushtoj vajzës

0

Shpëtim Duro e ka thënë shpesh: dëmtimi i Donjet Shkodrës në fund të vitit të shkuar ishte një goditje shumë e rëndë për Flamurtarin dhe kthimi i tij në formë të plotë fizike do të ishte arma plus për fundin e sezonit. Dje Shkodra ishte fantastik, goditi traversën në pjesën e parë, drejtoi lojën e skuadrës kuqezi dhe me një gol nga ata që duhen ritransmetuar nja 15 herë, barazoi një ndeshje që dukej e humbur. Po të ishte ndeshje boksi, Luftëtari do të kryesonte frikshëm me pikë, por Shkodra është si ai boksieri që qëndron në pritje dhe godet kur askush nuk e ka mendjen.

Ishte goli i tetë sezonal për yllin e Flamurtarit, që 3 gola ia ka shënuar pikërisht Luftëtarit dhe të tre janë ndër golat më të bukur të sezonit në Superiore.

Pas ndeshjes Shkodra deklaroi: “Fitore që na duhej patjetër. Tentova të shënoja edhe në pjesën e parë në 2-3 raste, por më mungoi përqendrimi. Luajtëm keq në të parën dhe shumë mirë në pjesën e dytë. Shënova nga distanca, sepse pamjen e kisha më të qartë. E pranoj se më ndihmoi pak edhe fati. Golin ia dedikoj familjes time në Belgjikë dhe veçanërisht vajzës time, Djellës”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here