Shkëndijës i mjafton Zhunior, një penallti vendos derbin e kryeqytetit

0

Shkëndisë i ka mjaftuar një gol i Stenio Zhunior për të fituar në Tetovë kundër Rabotniçkit. Braziliani shënoi në minutat e para të pjesës së dytë dhe ndeshja nuk dhuroi më gola. Kuqezinjtë e ruajtën avantazhin deri në fund, duke u ngjitur kështu në kuotën e 50 pikëve.

Diferenca me Akademinë Pandev dhe Vardarin vazhdon të jetë 8 pikë, ndërsa djemtë e Osmanit do të shfrytëzojnë pushimin e kombëtareve për të pushuar dhe qenë gati për sprintin finale drejt titullit kampion.

Derbi i kryeqytetit shkoi për Vardarin. Shkupi humbi ndeshjen si pasojë e një penalltie të kthyer në gol nga Miçevski në minutën e 20-të. Shkupi vazhdon të qëndrojë në vend të katërt me 33 pikë, nëntë më pak se dyshja e vendit të dytë.

Nuk ia del Shkupi, por buzëqesh Renova. Ekipi shqiptar ia doli të fitonte në transfertë përballë Pobedës së vendit të fundit. 2-3 për Renovën, që ngjitet në kuotën e 30 pikëve duke iu larguar zonës së ftohtë.

MAQEDONI E VERIUT

LIGA 1 – JAVA 23 E shtunë, më 16 mars, ora 14:30

Pobeda-Renova 2-3
Shënues: Tanushev 52’, 61’ / Mustafov 16’, 18’, Stojanovksi 57’

Shkëndija Tetovë-Rabotniçki 1-0
Shënues: Zhunior 54’

Vardar-Shkupi 1-0
Shënues: Miçevksi (pen) 20’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.