Shkëndija “tym”, humbje me 9 lojtarë

Tetovarët janë mundur 2-1 në ndeshjen e parë me Trakain në Lituani, duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Maqedoni. Kuqezinjtë e kanë nisur keq ndeshjen duke u ndëshkuar që në minutën e parë nga Maksimov, i ndihmuar ky i fundit dhe nga pasiguria e portierit Zahov. Kuqezinjtë kanë arritur që të barazojnë me anë të brazilianit Zhunjor pa u mbyllur fraksioni i parë. Me nisjen e pjesës së dytë, të besuarit e Qatip Osmanit janë ndëshkuar përsëri në minutën e 52-të, po nga Maksimov. Gjithçka është ndërlikuar kur Zhunjor dhe Cuculi do të linin skuadrën në inferioritet numerik, pasi do të ndëshkoheshin të dy me karton të kuq. Edhe pse lituanezët ushtruan mjaft presion, Shkëndija rezistoi dhe hipotekoi një rezultat që mund të kishte qenë më i thellë. Kualifikimi është i mundur, sepse pas një jave do të jetë tjetër muzikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *